3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Farkëtimi – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Përballja për të vërtetën dhe të drejtën kërkon që të pranosh se asnjëra prej tyre nuk është pronë ekskluzive e askujt, as e jotja, por vetëm e Zotit, ndaj për hir të tyre do të duhet të përballesh edhe me veten dhe sojin tënd më të afërt.

E thënë kështu në përgjithësi dhe në parim të gjithë bien dakord, por në realitet është shumë e vështirë për njeriun që të kapërcejë egoizmin personal dhe besnikërinë ndaj grupit që i përket. Por pikërisht këtu dallohet një besimtar i vërtetë që besnikërinë e tij e ka ndaj Zotit, Profetit dhe parimeve e më pas edhe ndaj ymetit në përgjithësi, sesa një tjetër që besnikërinë më të madhe në realitet e ka ndaj egoizmit personal dhe klanit, ndërkohë që kjo besnikëri e verbër është shpesh e dëmshme dhe nuk duhet kurrsesi të parakalojë mbi të parat.

Nganjëherë mund të bëhesh “hasëm” me veten dhe të tutë, pikërisht për hatër të besnikërisë ndaj Zotit dhe së vërtetës, dhe kjo nuk është aspak tradhti ndaj tyre dhe vetes, por një farkëtim i nevojshëm për të pastruar zgjyrën që i vishet pastërtisë së shpirtit duke hedhur kështu tej nën goditjen e vetëkritikës skorien e dëmshme të së padrejtës dhe së pavërtetës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit