0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Farat e suksesit – Përkushtimi

Më të lexuarat

“Nganjëherë, njerëzit dështojnë, dhe kjo jo për mungesë aftësish, por për mungesë përkushtimi.”

Zig Ziglar

 

Një djalë në moshën dhjetëvjeçare, e humbi këmbën e tij të majtë në një aksident automobilistik dhe gjithë familja u pikëllua për të. Shokët dhe mësuesit e tij në shkollë silleshin ndryshe me të, ngaqë ai tashmë ishte një fëmijë me aftësi të kufizuara. Për këtë arsye, ai vendosi ta linte shkollën dhe t’i bënte mësimet në shtëpi. Ky fëmijë ishte shumë i pasionuar pas notit. Një ditë, kur po kalonte anës lumit të Nilit, në Kajro, vërejti një grup invalidësh që po stërviteshin për not, në një klub të veçantë për këtë sport. Duke biseduar me ta, ai mësoi se ata merrnin pjesë në gara noti për invalidët, dhe pa hezitim, ai iu bashkua këtij ekipi, dhe filloi të stërvitej me ta. Në vitin 1978, ky djalë mori medaljen e artë, dhe u bë një nga kampionët e Egjiptit në not. Entuziazmi i tij i zjarrtë e shtyu të kthehej edhe një herë në shkollë dhe arriti të merrte nota të shkëlqyera. Pastaj, ai filloi të praktikonte edhe një sport tjetër për invalidët, dhe në vitin 1980, u regjistrua në olimpiadën e veçantë për invalidët. Ky u mahnit nga niveli i lartë i mjeshtërive sportive ku arritën garuesit e tjerë, dhe në vitin 1981 ndodhi një pikë kthese në jetën e këtij të riu. Këtë kohë atij i pati ardhur një ofertë për të marrë pjesë në një garë, për të kaluar Kanalin La Mansh (Kanalin anglez), me kusht që të gjitha shpenzimet t’i mbulonte ai vetë, dhe pa asnjë mëdyshje, ai e pranoi menjëherë ofertën. I riu vendosi të merrte pjesë në garë dhe ta kalonte Kanalin e La Manshit. Të gjithë që e rrethonin e këshilluan të mos e bënte këtë hap, sepse temperatura shënonte vetëm tri gradë celcius, dhe përveç kësaj, në atë zonë gjendej një rrymë e fortë uji, gjë që përbënte një rrezik të madh për të. Kritikuesit i thanë se distanca që duhej bërë për të kaluar kanalin, i kalonte tridhjetë kilometrat, dhe se shumë nga kampionët që gëzonin shëndet të plotë, kishin dështuar ta kalonin këtë distancë. Gjithashtu i thanë se ai ishte akoma i ri, dhe se pesha e tij ishte me pak se gjashtëdhjetë kilogramë, se ishte invalid dhe se ata nuk besonin se ai do të mund ta kalonte La Manshin, dhe se kjo do të ishte e pamundur.

Por i riu nuk ia vuri veshin mendimit të tyre, por u angazhua të kishte sukses në këtë përpjekje, për të kaluar Kanalin anglez. Në vitin 1982, ai filloi periudhën e stërvitjeve, një periudhë gjashtëmujore, pastaj hyri në provën e kualifikimit për garë. Shpejtësia më e vogël e kërkuar ishte 3.5 kilometra në orë. Pavarësisht se shpejtësia e këtij të riu ishte vetëm tre kilometra në orë, ai arriti ta bindte komisionin përgjegjës, që ta pranonin të merrte pjesë.

Më në fund, ai udhëtoi për në Angli, dhe filloi stërvitjet intensive, katër orë çdo ditë. Gjithçka po ecte siç duhej, deri dy ditë para garës, kur papritur ai ndjeu një dhimbje të fortë në vesh. Mjeku zbuloi se ai kishte një qese yndyrore të pezmatuar në vesh, dhe se nuk mund të merrte pjesë në atë garë. I riu i kërkoi mjekut t’ia hiqte qesen yndyrore, dhe vërtet ia hoqën me operacion kirurgjik, por mjeku i kërkoi të pushonte për një javë rresht të paktën, gjë që nënkuptonte se ai nuk do të mund të merrte pjesë në garë. I riu ndjeu sikur ëndrra e tij e jetës po merrte fund. Të gjithë sa kishte rreth tij, e këshilluan t’u bindej këshillave të mjekut dhe të priste deri në garën e ardhshme, por i riu këmbënguli me vendosmëri të merrte pjesë në këtë garë, cilido qoftë rezultati. Komisioni mbikëqyrës i garës caktoi një gjyqtar të veçantë për të ndjekur gjendjen e të riut gjatë garës. Kështu, në vitin 1982, i riu e nisi udhëtimin e tij me not, nga bregu Dover, në Angli, dhe pas 12 orësh e 39 minutash, ai mbërriti në bregun Francez. Duke arritur këtë sukses, pavarësisht egërsisë së ujërave dhe pengesave të shumta me të cilat u përball, ai qe notari më i shpejtë mes gjithë garuesve të tjerë, deri edhe më i shpejtë se garuesi me performancën më të mirë fizike dhe shëndetësore. Kështu, ai arriti të ishte i pari invalid që e kalon La Manshin. Pasi e fitoi këtë garë, ai tha: “Unë tani jam i barabartë me çdo notar tjetër, madje me çdo person tjetër. Unë mund të bëj çdo gjë që bën çdo person tjetër dhe jam në gjendje madje ta kryej edhe më mirë çdo detyrë.”

Po të vështrojmë thellë në historinë e këtij të riu, shikojmë se besimi i tij, dëshira dhe vendosmëria e tij, ishin më të forta se pengesat, ndalesat dhe komentet negative me të cilat u përball. Me veprimin e tij, ai u dha shpresë miliona njerëzve invalidë dhe ua konfirmoi se edhe ata janë në gjendje t’i realizojnë ëndrrat e tyre. Ky i ri është Halid Hasan, kampioni arab, egjiptian, të cilin e ndihmoi fuqia e përkushtimit, që ta realizonte ëndrrën e jetës së tij.

Kur Walt Disney po planifikonte të krijonte qendrën EPCOT, ai hasi aq shumë vështirësi për të gjetur financues, sa dhjetëra banka e refuzuan këtë projekt. Më në fund, një nga bankat pranoi ta financonte këtë projekt dhe qendra EPCOT u bë një realitet, pasi që më parë ishte thjesht një ëndërr, dhe e gjitha kjo arritje erdhi për shkak të përkushtimit të fortë nga Walt Disney

Gjithashtu shikojmë se Tomas Edison dështoi me mijëra mijë herë, para se të arrinte të shpikte llambën elektrike. Të gjithë u për poqën t’ia thyenin vendosmërinë, duke i thënë se ai ishte një dështak i madh dhe se do të ishte më mirë për të, të shikonte ndonjë temë tjetër. Ndërsa ai gjithmonë u përgjigjej se ai nuk dështoi, por se zbuloi mijëra mënyra se si nuk mund ta bësh llambën elektrike. Ai nuk i humbi shpresat, sepse për çdo plan që e anulonte, ai e ndiente se po bënte një hap përpara, dhe me forcën e përkushtimit, ai arriti ta realizonte ëndrrën e tij, nga e cila përfiton sot e gjithë bota.

 

Kemi gjithashtu historinë e Kolonel Sanders, themeluesi i kompanive KFC (Kentucky Fried Chicken), i cili kishte dalë në pension në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeç dhe nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për vete. I pari çek pensioni që mori nga qeveria, ishin 93 dollarë, por ai refuzoi të jetonte me çfarëdo lloj ndihme sociale. Ai kishte një metodë të veten të veçantë, për përgatitjen e mishit të pulës, metodë që e pëlqenin shumë njerëz rreth tij. Ai u përpoq t’ia shiste recetën e përgatitjes disa pronarëve të restoranteve, në këmbim të një përqindjeje fitimi, por u refuzua nga njëmijë e shtatë restorante, derisa një nga restorantet pranoi ta provonte këtë recetë, dhe ky ishte fillimi i një suksesi të madh për Kolonel Sanders-in. Restorantet KFC u përhapën në të gjitha anët e botës, dhe kjo ishte rezultati i për kushtimit të tij të madh, i cili qe më i fortë se çdo dështim.

Tregohet për një të ri i cili mbeti pa punë, dhe dërgoi më shumë se dy mijë kërkesa pune rreth botës, por të gjitha u kthyen me refuzim. Gjithsesi, ai nuk e humbi shpresën, por dërgoi sërish dy mijë kërkesa të tjera, dhe sërish u refuzua nga të gjithë. Pastaj, më në fund, atij i erdhi një ofertë punë nga Shërbimi Postar. Një ditë prej ditësh, atij i ishte thënë se mënyra e tij e përkushtimit, ishte pikërisht mënyra që mund ta bënte të suksesshëm duke punuar në Shërbimin Postar.

Një agjent siguracionesh i suksesshëm, të ardhurat e të cilit arrinin në 600.000 dollarë në vit, u pyet nga një nëpunës i tij i ri: “Kur e humbet shpresën nga një klient, i cili mund ta blejë nga ti shërbimin e siguracionit, por që ndodh të jetë një tip i cili bindet me vështirësi dhe që i refuzon të gjitha përpjekjet?” Përgjigja e agjentit veteran, ishte: “Kjo varet nga ajo se cili prej nesh do të vdesë para tjetrit.”

Mundet që niveli i entuziazmit tënd të jetë shumë i lartë, të kesh shumë energji, të kesh informacione të shumta, të kesh qëllim të për caktuar dhe të qartë dhe të ëndërrosh për atë qëllim tëndin natë e ditë, edhe ta vësh në zbatim projektin tënd, dhe gjithashtu të kesh pritshmëri pozitive për realizimin e kësaj ëndrre, por nëse nuk ke përkushtimin e mjaftueshëm për t’u përballur me pengesat dhe ndalesat që has gjatë rrugës, ti do të dështosh. Shumë punë humbasin, shumë kompani i mbyllin qepenat dhe shumë marrëdhënie në çift rrënohen, të gjitha për shkak të mos përkushtimit të nevojshëm.

Ray Kroc, ish-president i vargut të restorant eve McDonald’s, thoshte: “Gjithmonë vazhdo!

Asgjë në botë nuk mund ta zërë vendin e këmbënguljes. Talentet, te vetme, nuk mjaftojnë… Gjendet një numër i madh dështakësh, të cilët kishin talente. Inteligjenca e vetme nuk mjafton… Shumë inteligjentë nuk kanë patur sukses, pavarësisht inteligjencës së tyre. Arsimimi i vetëm nuk mjafton… Bota është e mbushur me të arsimuar që nuk kanë dobi. Por, këmbëngulja dhe vendosmëria mund të bëjnë gjith çka.”

Të gjithë njerëzit e mëdhenj e të sukses shëm, kanë patur shumë shkaqe për t’u zmbrapsur. Ata janë përballur me pengesa të shumta, me rënie të vendosmërisë, deri edhe me gjendje falimentimi, por ata nuk u dorëzuan dhe nuk i lanë ëndrrat e tyre. Ata ishin të bindur se një provë e vetme nuk mjaftonte, prandaj ia kushtuan gjithë jetën ëndrrave të tyre.

Uiliam Shekspir thoshte: “Lufto deri në frymën e fundit të jetës sate.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit