1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Familjet palestineze të privuara nga e drejta për lamtumirën e fundit

Më të lexuarat

Që nga 30 marsi kur filluan protestat paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh” në Gaza, Izraeli nuk ua dorëzoi trupat e pajetë të 8 palestinezëve të afërmve të tyre

 

REFAH (AA) – HANI ESH-SHAIR

Për shkak të bllokadës të cilën Izraeli me vite e zbaton në Rripin e Gazës, përveç kushteve të vështira të jetesës dhe humbjeve civile, palestinezët janë të privuar edhe nga e drejta për t’u dhënë lamtumirën e fundit të afërmve të tyre në ceremonitë e varrimit.

Që nga 30 marsi kur filluan protestat paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh” në Gaza, Izraeli nuk ua dorëzoi trupat e pajetë të 8 palestinezëve të afërmve të tyre. Numri i kufomave që qeveria e Tel Avivit i mban nga viti 2016 dhe nuk ua dorëzon të afërmve të tyre ka arritur në 25.

Selva Abdulal (52) nëna e palestinezit 17 vjeçar Halid, i cili gjatë protestave u plagos me armë zjarri nga ushtarët izraelitë dhe më pas u arrestua me dy shokët e tij, për të cilin u njoftua se ka rënë dëshmor më 2 korrik nëpërmjet Qendrës për të Drejtat e Njeriut El-Mizan, për Anadolu Agency (AA) thotë se nuk ka arritur deri tek kufoma e birit të saj.

Nëna palestineze shpreh dëshirën që të arrijë deri tek kufoma e djalit të saj që ta puthë në ballë dhe t’i thotë lamtumirën e fundit, ta varrosë atë që kohë pas kohe të mund ta vizitojë atë. “Deri më tani nuk e di se çfarë i ka ndodhur djalit tim. E gjithë ajo që di është se është qëlluar me armë, është marrë nga forcat okupuese dhe më pas na erdhi lajmi se ka rënë dëshmor”, tha ajo.

– “U privuam nga e drejta për t’i dhënë lamtumirën e fundit”

“Halid atë ditë ashtu si të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që morën pjesë në protestat paqësore shkuan në ‘Rrugën e Kthimit’ që është në largësi prej 300 metra nga kufiri. Ushtarët izraelitë që i vëzhgonin hapën zjarr mbi ta dhe më pas i kapën”, tregon Abdulal duke shpjeguar se vetëm disa ditë para se të bie dëshmor djali i saj kishte përfunduar shkollën e mesme.

Ajo më tej tregon se djali i saj ka pasur dëshirë që të studiojë drejtësi në Turqi. “Pse është hapur zjarr ndaj djalit tim i cili është paqedashës dhe pse e kanë keqtrajtuar atë?”, pyet nëna e pikëlluar.

– “Mos hapni zjarr”

Gjithashtu edhe Xhasir Ebu Xhezer (40) është një nga prindërit që pret kufomën e fëmijës së tij, djalit Jusuf Ebu Xhezer (15), trupin e pajetë të të cilit Izraeli e mban që nga 29 prilli.

Ai duke treguar se si e kanë qëlluar për vdekje djalin e tij gjatë protestave të “Marshit të Kthimit të Madh”, djali i tij ka thënë “Mos hapni zjarr”.

“Nuk e dimë se përse kanë ndodhur këto gjëra, nuk ka asnjë arsye. Djali im nuk kishte asgjë tjetër pos një copë bukë dhe lëng”, tha babai i Ebu Xhezer.

– Që nga 30 marsi mbahen kufomat e 8 palestinezëve

Jahja Muharib, avokati i Qendrës për të Drejtat e Njeriut El-Mizan, deklaroi se posedojnë 8 dosie në lidhje me kufomat e palestinezëve që mbahen nga Izraeli në protestat e organizuara në Gaza që nga 30 marsi.

Ai tha se avokatët kanë kontaktuar me autoritetet e burgjeve izraelite për të marrë palestinezët e arrestuar nga ushtarët izraelitë, ndërsa autoritetet gojarisht janë shprehur se personat në fjalë kanë humbur jetën.

Muharib gjithashtu thekson se avokatët kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm që t’ua dorëzojnë kufomat por se deri më tani nuk ka rezultate.

Avokatu Muharib thotë se kanë ndjekur të gjitha procedurat që do t’iu mundësojë t’i marrin kufomat nga autoritetet izraelite, por se ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Projektligji që parashesh dorëzimin e kufomave të palestinezëve të martirizuar me pretendimin se kanë organizuar operacione drejt objektivave izraelite, në mars është miratuar në Parlamentin izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit