Pas ngjarjes së sotme tragjike në Pejë, ku një zënkë mes fqinjëve mori epilog tragjik për familjen Gega, me ç’rast u vra Idriz Gega dhe u plagos i biri i tij Feridi.
Lidhur me këtë rast, përmes një postimi në Facebook, një anëtar i familjes Gega, ka përshkruar kronologjinë e mosmarrëveshjes mes familjes Llonçari dhe Gega.
Gazmend Gega thotë se sot ndodhi ajo që ishte pritur, duke përshkruar zënkat mes dy familjeve që datojnë nga viti 2008. Ndërsa ai përshkruan edhe ngjarjen e sotme që mori epilog tragjik.
Postimi i plotë i Gazmend Gegës:
“Ndodhi ajo e cila edhe u prit!!!
Me datë 10.12.2008, Idriz Gega nga Peja, u sulmua brutalisht me sëpatë në oborrin e shtëpisë nga komshiu i ligë Fatmir Llonçari. Pas seancës gjyqësore i pandehuri për tentim vrasje i cili edhe u vërtetu se ishte i sëmur psiqik, u dënua vetëm me 4 vite heqje lirie dhe prap u leju të jetonte afër shtëpisë së viktimës.
Pas lirimit i pandehuri fillon të nxiste zënka të reja duke e shqetësuar të ndjerin dhe familjen e tij. Familja e të ndjerit e denoncoj disa herë në polici, mirëpo heshjte heshjte nga institucionet shtetërore dhe ja ndodhi fatkeqësia.
Sot rreth orës 15:15, vrasësi prap morri sepatën dhe i bëri të njejtën gjë plakut 82 vjeçar, por kësaj rradhe me vatalitet. Prezent ishin bashkëshortja e të ndjerit dhe nusja e djalit me fëmijë. Ndërkohë erdhi edhe djali i të ndjerit i cili u qëllu me breshëri plumbash nga vrasësi.
Ju lutem të gjithëve, posaqërisht mediat të mos e keqinterpretojn rastin!
GAZMEND GEGA” (sic.), ka shkruar Gega.