3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Familja shqiptare myslimane nuk e pranon vajzën ta dashurojë një shka

Më të lexuarat

Një familje kosovare me banim në Salzburg të Austrisë e ka parandaluar me dhunë që vajza e tyre 17-vjeçare të ketë lidhje dashurie me një djalë me prejardhje serbe. Madje rasti ka shkuar deri në gjykatë.
Familja shqiptare, e cila është paraqitur të martën në gjykatë, ka mohuar akuzën se i kanë bërë kërcënim të rrezikshëm dhe sulm të rëndë të riut nga Serbia. Tre mujori i lidhjes së dy të rinjve për fat të mirë nuk ka përfunduar me vdekje tragjike si “Romeo dhe Xhulieta”.

Dashuria e dy të rinjve, Adelinës dhe Aleksandrit, ka kaluar në kërcënime mes familjes shqiptare dhe asaj serbe.

Mos lejimi i familjes shqiptare që vajza e tyre të jetë në lidhje dashurie me serbin duket se është bërë për shkak të kombësive dhe feve të ndryshme që kanë të dy familjet e këtyre të rinjve, njoftojnë mediat austriake, raporton albinfo.ch.

Sipas aktakuzës thuhet se babai i Adelinës e ka kërcënuar në telefon me 30 maj babanë e Aleksandrit, duke i thënë se djali i tyre ka për të jetuar vetëm edhe 24 orë dhe para syve të tij do ta therin atë dhe të gjithë anëtarët e familjes.

“Kjo nuk është e vërtetë. I kam thënë vetëm se djali juaj duhet të heqë dorë nga vajza ime. Familja jonë nuk përshtatet me familjen e tyre. Ne jemi myslimanë, ata janë ortodoksë”, ka treguar babai i vajzës.

Sipas denoncimit të bërë në polici nga nëna e Aleksandrit, babai i Adelinës, nëna, dy motrat dhe një kushëri i saj kanë përcjellë dy të dashuruarit në një takim të përbashkët që ata kanë pasur në Dult të Salzburgut. Pasi i kanë ulur të dy në makinë, ata kanë lëvizur për 45 minuta me veturë nëpër qytet dhe i kanë treguar atij se sa e rrezikshme është lidhja e tyre.

“Ne kishim dëgjuar se ai është një përdorues droge dhe rrethi i tij ishte i keq për motrën tonë. Adelina duhej të përqendrohej më shumë në provimin e fundit të profesionit të saj”, ka thënë në gjyq njëra nga motrat e saj.

Gjatë seancës në gjyq ka deklaruar edhe vetë vajza.

“Më ulën prapa në stolat e veturës. Gjatë tërë kohës nëna dhe motrat më qortonin. Nëse unë nuk do ta ndërprerja kontaktin, do të isha e vdekur. Ndihesha e kërcënuar”, ka thënë ajo dhe ka vazhduar: “Ne e kemi mbajtur kontaktin tonë të fshehtë për shkak të dallimeve që kemi në nacionalitete. Edhe tani ai ka frikë që diçka mund t’i ndodhë”.

Gjykatësja ka ndaluar çdo kontakt të babait të Adelinës me Aleksandrin. Siç raporton “orf.at”, për shkak të kërcënimit të rrezikshëm dhe ndjekjes penale, mund të këtë dënim deri në pesë vjet.

Por, si qëndron lidhja mes dy të rinjve nuk është bërë e njohur!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit