8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Familja refuzon të marrë trupin e vrasësit të ambasadorit rus

Më të lexuarat

Trupi i pajetë i policit që vrau ambasadorin rus në Ankara muajin e kaluar, do të varroset në varrezat komunale, pasi paraprakisht familja e tij kishte refuzuar të marrë trupin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Më 19 dhjetor të vitit të kaluar, 22 vjeçari Mevlut Mert Altintas qëlloi për vdekje Andrey Karlovin në kohën kur ky i fundit po mbante fjalim në hapjen e një ekspozite në kryeqytetin turk, në Ankara. Altintas më vonë u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me personelin e sigurisë.

Burimet brenda gjyqësorit shprehen se Instituti për Mjekësi Ligjore në Ankara, më 21 dhjetor ka kryer autopsinë e policit të vrarë, mirëpo që nga atëherë askush nuk ka ardhur të marrë trupin e pajetë të tij.

Sipas institutit, trupi i sulmuesit duhej të merrej brenda 15 ditëve. Gjetjet e policisë flasin se Altintas ka pasur lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa puçit të dështuar më 15 korrik./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit