-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Familja marokene në Milano që priti si mysafir Papa Françeskun

Më të lexuarat

Maroco World News i ka kushtuar një reportazh të shkurtër një ngjarjeje të rrallë të ndodhur në fundjave në Milani, ku Papa Françesku u prit si mysafir në një familje muslimane marokene. Aty përshkruhet ndjesia e rrallë që përjetuan dy palët në çastet e ngrohta që kaluan me njëri-tjetrin, e ndodhur kjo në një botë gjithnjë e më të trazuar, ku feja dhe besimi po keqpërdoren për të shkaktuar ndasi e konflikte mes njerëzve e popujve….         

Shkrimi:

Papët zakonisht arrijnë në Milano me pompozitet dhe ceremoni, të përcjellë gjithnjë me autokolonë. Por ja që  Papa Françeskut, i pëlqen t’i bëjë gjërat pak ndryshe, duke u shmangur nga qendra e vëmendjes dhe duke zgjedhur një rrugë më pak të pritshme, modeste e të thjeshtë, në pikëtakimet me njerëzit

Dhe, kur Mihoual Abdel Karim ka emigruar nga Maroku në Milano me familjen e tij, ai nuk e ka parashikuar se një ditë do të mirëpresë si mysafir në shtëpi pikërisht të parin e botës katolike, vetë Papën. Kjo ndodhi të shtunën në mëngjes, ku ai hapi derëb shtëpisë pas së cilës ndodhej Papa Françesku, kreun e Vatikanit, duke i uruar atij mirëseardhjen.

I ftuar në familjen e Karim, Françesku la një përshtypje të pashlyeshme në familjen që e priti atë. Karim punon në një kompani farmaceutike dhe jeton në apartament modest, por kjo nuk e pengoi që të jetë mikpritës me gruan e tij dhe tre fëmijët, kundrejt një figure botërore.

I pyetur për përvojën e papritur, Karim tha: “Ishte shumë emocionale. Ishte si të kesh një mik në shtëpi”.

Ndërkohë, gruaja e Karim, si zonjë e shtëpisë u angazhua për t’i shërbyer ngrohtësisht mysafirët të veçantë, duke ofruar ëmbëlsira, arra, hurma dhe qumësht.

Milano mund të jetë kryeqyteti botëror i modës dhe ajo sigurisht është shtëpia e pamjeve turistike të paharrueshme si shtëpia e operas “La Scala”. Për familjen Karim, megjithatë, ajo është thjesht një shtëpi dhe një vend ku gjithçka është e mundur … ndoshta edhe një vizitë nga miku i tyre i ri, Papa. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit