FAMILJA JASHARI PRET KRYETARIN KELMENDI NË KULLEN E TYRE
******************************************************
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi me bashkëpunëtorë vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi sëbashku me bashkëpunëtorë, vizituan sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ata u mirëpritën nga Prof.dr.Murat Jashari si përfaqësues i familjes Jashari.
Kryetari Kelmendi, uroj familjen Jashari me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe deklaroj se familja Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin, kanë meritat kryesore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.