3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Familja Dubova nga Obiliqi, fal gjakun e djalit të hasretit 

Më të lexuarat

Fshati Lajthishtë e Obliqit, po pret miq për kryeshnosh. Familja Dubova mbeti pa djalin e vetëm të tyre, Flamurin, i cili la pas vetes pesë motra, pasi u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij 16-vjeçar.
Një orë para ceremonisë së varrimit, në varreza filluan të vijnë të afërmit e familjes. Fjalën e dhënë, familja Dubova e çoi deri në fund: e fali gjakun!
Pas pajtimit mes Dubovasve dhe Tërbunjasve, vazhdoi ceremonia e varrimit me të gjitha ritet fetare në prezencë të të dyja familjeve.
Pavarësisht pajtimit të dy familjeve, Policia në Obiliq ka arrestuar dy persona të përfshirë në këtë rast. I pari për vrasje e i dyti për armëmbajtje pa leje.
Hetimet për vrasjen e Flamur Dubovës, po i vazhdon departamenti për krime të rënda, në Prishtinë. /Klan Kosova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit