0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Falja e namazit me rrobë të kuqe – Hadith

Më të lexuarat

Ebu Xhuhejfa r.a. tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. në një tendë të kuqe prej lëkure dhe pashë Bilalin duke marrë ujin që i kishte mbetur Pejgamberit a.s. nga avdesi. Pashë edhe njerëzit duke u shtyrë (me njëri-tjetrin) për të marrë nga uji i mbetur. Kushdo që merrte ndopak ujë, e fërkonte me të trupin dhe kush nuk merrte dot gjë, i fërkonte duart e tij me duart e lagura të shokut të vet. Pastaj pashë Bilalin të merrte një shkop me majë hekuri (si heshtë) të cilin e nguli në tokë. Pejgamberi a.s. doli me xhybe të kuqe të përveshur dhe u priu njerëzve në namaz duke u falur dy rekatë me heshtën e ngulur në tokë, si sutre përpara. Pashë njerëzit dhe kafshët që kalonin përpara heshtës së ngulur si sutre.” (376)

Shkëputur nga Muhtesar Sahih El-Buhari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit