1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Fakte interesante në lidhje me mësuesin hanefit të Muhamed ibën Abdul-Vehabit

Më të lexuarat

Muhamed ibën Abdul-Vehabi ka vazhduar fillimin e ringjalljes islame që e filloi Muhadithi i Indisë, hanefisti i njohur, Velijullah Dehleviu, i lindur në vitin 1114 dhe ka vdekur në vitin 1176, autor i librave “Huxhetullahi el-Baliga”, El-Budur el-Baziga” dhe “El-Belagul-Mubin” dhe tjerave.  Në këto libra tërhiqte vërejtjen nga shirku i varrezave, ndërmjetësimi te Zoti nëpërmjet të vdekurve dhe bidateve tjera fetare. Ai në këto libra ftonte në ripërtërirjen fetare, akaidologjike dhe fikhore. Lëvizja e tij reformiste kishte kapluar Indinë dhe lindjen Islame. Këtë lëvizje e solli në gadishullin arabik nxënësi më i njohur i tij, muhadithi, hajatullah, Muhamed ibën Ibrahim es-Sindiu, el-hanefij. Ai ishte mësues në xhaminë e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në Medine, ku përhapi hadithin dhe Sunetin për njëzet e katër vite me rradhë, deri sa vdiq në vitin 1163. Nxënësit më të dalluar të tij ishin Muhamed ibën Abdul-Vehabi, nexhdiu, hanbeliu dhe Muhamed ibën Ismail es-Senani, jemenasi zejdit. Kjo thirrje reformiste e kaploi edhe gadishullin arabik, hixhazin, Nexhdin dhe Jemenin. Ishte lëvizje reformuese, ringjallëse, thërriste në kthim në teuhid dhe sunet dhe refuzimin e shirkut dhe bidateve. Ajo në të cilën kishte ftuar Velijullah Dehleviu hanefit, në te ftonin edhe Muhamed ibën Abdul-Vehabi hanbelit edhe Muhamed ibën Ismaili zejdit.

Lëvizja e Muhamed ibën Abdul-Vehabit, pas vdekjes së babës së tij morri edhe kahje politike, duke përdorur pushtetin për të realizuar projektin e reformave civilizuese për dallim të lëvizjes së Velijullah Dehleviut, e cila ishte vetëm lëvizje akademike, thërriste në flakje të fanatizmit medhhebor dhe përqëndrimin në shkencën e hadihtit.

Prof. dr. Hakim el-Mutajri

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit