2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fake News

Më të lexuarat

Fenomeni i lajmeve dhe informacioneve të rreme, të pasakta, gjysmë të sakta apo edhe i keqkuptimeve është i vjetër mes njerëzve. Të tilla lajme gjëra qarkullojnë gjatë gjithë kohës, por në situata krizash ato shtohen dhe bëhen vërtetë shqetësuese, për shkak të përmasa të frikshme që marrin, pasojave që shkaktojnë dhe naivitetit të njerëzve që i besojnë.

Në të tilla raste dhe në çdo rast Islami na këshillon të ruhemi prej tyre dhe të konfirmojmë çdo lajm dhe informacion, si dhe të ndjekim njerëzit e besueshëm dhe kompetentë të fushës përkatëse dhe jo të shkojmë pas çdo gjëje që dëgjojmë dhe lexojmë edhe nëse ato përhapen në masë. Përhapja e një lajmi mes shumë njerëzve nuk konfirmon saktësinë e tij, nëse vetë burimi i tij nuk është i saktë. Rëndësia e lajmit varet gjithmonë nga saktësia e tij, kështu që saktësia e tij është primare në çdo rast.
Më poshtë po citoj disa ajete dhe hadithe, për të kuptuar sesi Allahu dhe i Dërguari i Tij na kanë porositur të sillemi me lajmet që na vijnë:
Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë i padrejtë ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, në mënyrë që të mos e lëndoni ndonjë njeri pa dashje e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (49:6)

Dhe thotë:
“Kur u vjen ndonjë lajm qetësues apo shqetësues, ata e përhapin menjëherë atë. Por, nëse këtë lajm do t’ia përcillnin të Dërguarit (të Allahut) ose parisë së tyre, hulumtuesit e vërtetë do të dinin të nxirrnin përfundime. Sikur të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, atëherë ju, përveç një pakice, do të kishit ndjekur rrugën e shejtanit.” (4:83)

Ndërsa i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) përcillet se ka thënë:
“Mjafton që dikush të tregojë çdo gjë që dëgjon, që ai të thotë gënjeshtra.” (Muslimi nr. 5)

Ndërsa në një transmetim tjetër të këtij hadithit thuhet:
“Mjafton që dikush të tregojë çdo gjë që dëgjon, që ai të ngarkohet me gjynah.” (Ebu Daudi nr. 4992)

Dhe nga ai gjithashtu përcillet se ka thënë:
“Maturia vjen nga Allahu, ndërsa nxitimi nga shejtani.” (Bejheki nr. 20270)

Ndaj mos u nxitoni o njerëz të besoni apo shpërndani çdo gjë që dëgjoni dhe lexoni këto ditë dhe në çdo kohë, pa e konfirmuar atë më parë nga njerëz dhe burime të besueshme, serioze dhe kompetentë të fushës përkatëse.

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit