Kërkohet një fajtor, “gjendet” te Ministria e Arsimit
Zëra të shoqërisë civile si dhe prindër, mes tyre dhe ndonjë personazh politik, siç deputetja opozitare Ina Zhupa, organizuan një protestë para Ministrisë së Arsimit, duke ia atribuuar kësaj të fundit vrasjen e nxënësit 14-vjeçar të shkollës “Fan Noli”, Martin Cani, qëlluar me thikë prej një tjetër nxënësi, gjatë një sherri mes tyre, ndodhur afër ambienteve të shkollës, afër saj.
Me një pankartë të madhe në dore ku shkruhej “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, ata kërkuan edhe dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Protestuesin lyen duart me bojë të kuqe dhe i ngjitën ato në rrethimin e godinës ministrore.
Nga ana tjetër, prokuroria e Tiranës ka ashpërsuar akuzën për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshi.
Bëhet me dije se Prokuroria ka ndryshuar akuzën për Përlleshin në akuzën “vrasje në rrethana cilësuese”, gjë që do të thotë se shtohet dënimi ndaj tij.
Policia kishte referuar akuzën “vrasje me dashje”, por tashmë akuza është ndryshuar në “vrasje në rrethana cilësuese”.
Kujtojmë që Përlleshi nuk ka shfaqur ende pendesë, duke i dhënë aktin të tij një kriminalitet të theksuar, paçka moshës, edhe ai 14 vjeç. /tesheshi.com/