-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Fahri Xharra: Në planetin që u zbulua nga NASA, për herë të parë banuan pellazgët

Më të lexuarat

Pasi që NASA bëri publike zbulimin e kryer nga teleskopi Kepler, me ç’rast agjencia amerikane njoftoi se është zbuluar një planet shumë i ngjashëm me Tokën, ku edhe ka shenja se mund të ketë jetë, i mënjehershëm ka qenë reagimi i gjithologut nga Gjakova, Fahri Xharra.

Xharra, më të marrë vesh për planetin e quajtur Kepler 452B, i cili përveç se 5 herë më i madh se Toka, është edhe më i vjetër se planeti ynë, ka thënë që në Kepler 452B kanë banuar për herë të parë pellazgët, si dhe për një kohë nga ilirët.

Sipas zotëriut Xharra, kanë qenë ilirët ata që kanë braktisur planetin Kepler 452B, duke kërkuar një planet më të vogël, me ç’rast kishin zbarkuar në Tokë.

fxharra

Fort jom ka mendoj se edhe Homo Sapiens ka prejardhje pellazgo-ilire!!!

Gjatë një bisede për PP ’PamPress’, Xharra e quan fatkeqësi që sot historianët shqiptarë kanë lënë në harresë ’Kepler 452B’, i cili thotë se ’nëse duam të mbrojmë lashtësinë e historisë sonë e me këtë edhe të pelleazgëve, atëherë ajo mbrohet duke dokumentuar vendbanimin e tyre të parë, pra planetin Kepler 452B’.

“Të humbur nga propagandat sllavo-karpato-greko-maqedono-serbo-bullgare, nga thirrjet e tilla sikur të maqedonasit Stojanovcki e shumë djemve të nënave sllave, vetë shqiptarët e sotëm po harrojnë se jo vetëm në një planet apo dy, po në krejt kozmosin kanë shkelur këmbë pellazgësh e ilirësh’, shprehet më tej Xharra.

Xharra deklaron se në ketë planet vallet e pellazgëve keplerian shoqëroheshin nga tupanët, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcenin të kapur dorë për dore në rreth, me ç’rast silleshin 385 herë në rreth, aq sa është numri i ditëve për të cilat Kepler 452B kryen rrotullim të plotë në orbitë.

Në ditët në vijim, Xharra palajmëron një punim me të gjatë edhe në lidhje me udhëtimin avanturesk të hundëzakëve në Kepler 452B, me ç’rat 53 hundëzakë qenë zhdukur.

Pampers

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit