4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Facewatch, tani njeh fytyrën e hajdutit

Më të lexuarat

Dyqanet në Britani janë duke përdorur një teknikë të identifikimit të kriminelëve nëpërmjet njohjes së fytyrës, një teknologji kjo në testim, raporton BBC.
Deri tani, Facewatch i ka dhënë mundësi bizneseve lokale që të shpërndajnë pamjet e hajdutëve të dyqaneve të tyre. Por tashmë i jep mundësi këtyre dyqaneve të japin alarmin nëse sistmei i njohjes së fytyrës përputhet me individë në pamjet e shpërndara nga konsumatorët në dyqanet e tyre thotë Chris Vallance.

Themeluesi i Facewatch, Simon Gordon thotë se sistemi i ndihmon këto biznese lokale të krijojnë një rrjet, për shembull të pamjeve të hajdutëve të dyqaneve apo të çantave.
Në këtë skemë, ku janë regjistruar 10 mijë subjekte, mund të ngarkohen shumë shpejt pamjet e kamerave për tia transmetuar policisë. Tashme thotë Gordon janë duke testuar edhe sistemin e njohjes së fytyrës.
Edhe pse kjo teknologji është në fazë testimi, në Britani ka hapur mjaft debate, nëse cënon apo jo privatësinë e publikut./TCH/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit