Një raport i agjensisë së lajmeve Reuters, zbulon se rrjeti social Facebook përdor një softuer që gjurmon bisedat e përdoruesve për veprimtari kriminale dhe veprime të dyshimta.
Rrjeti social përdor teknologjinë për të vëzhguar bisedat për fraza të caktuara dhe fjalë të ndyta të cilat nëse përdoren automatikisht do të regjistrohen dhe dërgohen tek autoritetet e caktuara.
Varësisht nga gjuha, shkëmbimet e dyshimta do t’i raportohen policisë, zbuloi shefi i lartë i sigurisë së Facebook, Joe Sullivan, për Reuters.
Softueri paraqet më tepër vëmendje rreth bisedave mes njerëzve të cilët nuk kanë lidhje të rregullt. Nëse një bisedë shihet si e dyshimtë në ndonjë formë, ajo do t’i raportohet një anëtari të sigurisë të stafit të ndërmarrjes Facebook, i cili pastaj do të marrë një vendim nëse policia duhet të njoftohet.
Sipas raportit të Reuters, së paku një fëmijë problematik është kapur dhe është dërguar në dyqan si rezultat i drejtpërdrejt i vëzhgimit të këtij softueri.
Një zëdhënës i ndërmarrjes Facebook deklaroi: “Ne kurrë nuk kemi dashur të vendosim një ambient ku ne kemi punëtorë që shikojnë në komunikimet private, prandaj është vërtetë e rëndësishme që ne ta përdorim teknologjinë që e ka një vlerë shumë të ulët të pozitivitetit të rremë.”
Sipas faqes në Facebook e cila tregon se si punon me agjencitë për zbatimin e ligjit, rrjeti social thotë që do të shpërndajë informacione për përdoruesit e vet kur beson që është e nevojshme të ndalohet ndonjë mashtrim. (PCWorld Albanian/kohaislame