-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Facebook Messenger synon të arrijë 1.5 miliardë përdorues

Më të lexuarat

Aplikacioni Messenger i Facebookut ka tejkaluar 800 milionë përdorues aktivë mujor, që do të thotë se ka më shumë përdorues sesa rivalët si Snapchat dhe Viber, por ende nuk e ka kaluar WhatsApp-in, po ashtu pronë e Facebookut, e cila ka 900 milionë përdorues aktivë mujor.

WhatsApp ishte aplikacioni i parë i cili ka mundësuar që njerëzit të dërgojnë dhe të marrin tekst mesazhet falas në smartfona, përmes Wi-Fi-së. Ndërkaq përdoruesit e Messenger po ashtu mund të ndajnë mesazhet, por ky aplikacion ofron gjithashtu edhe video thirrjet falas dhe disa shërbime për biznes.

Për të siguruar një kontekst për këtë rritje, Facebook ka raportuar arritjen e 500 milionë përdoruesve aktivë në nëntor të vitit 2014, 600 milionë në mars të vitit 2015, si dhe 700 milionë në qershor të vitit 2015, transmeton Koha.net. Përderisa shkalla e përshpejtimit është ngadalësuar pak, është më se e qartë se vendimi i Facebookut për ta quajtur Messengerin si një entitet i pavarur (duke parandaluar përdoruesit për të dërguar/marrë mesazhet përmes aplikacionit Facebook) e ka paguar veten.

Facebook planifikon që të fitojë para nga reklamat në Messenger, por nuk ka thënë se kur do ta bëjë këtë. Rrjeti më i madh në botë social online, i cili ka 1.55 miliardë përdorues, fiton para duke shitur reklama që shfaqen në murin e përdoruesve.

Messenger ka shtuar veçoritë e reja gjatë muajve të fundit, duke u mundësuar përdoruesve që të kyçen në të pa pasur nevojë për një llogarit të Facebookut, duke për pagesa, video thirrjet dhe duke komunikuar drejtpërdrejtë me bizneset.

Natyrisht, arritjet e Facebookut shtrihen përtej Messengerit. WhatsApp – një pronë tjetër e Facebookut – ka kaluar shifrën prej 900 milionë përdorues aktivë mujor në shtator të vitit të kaluar, dhe Instagram ka kaluar shifrën prej 400 milionë përdorues aktivë mujor në të njëjtin muaj, ndërsa Facebook vetvetiu ka kaluar shifrën prej 1.5 miliardë në nëntor të vitit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit