Sot, Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari, Daim Luçi kanë realizuar një aksion vullnetar në Haraçinë të Shkupit, me çka i kanë pastruar rrugët nga bora dhe ngricat. Këtij aksioni i janë bashkangjitur edhe shumë banorë të kësaj zone, të cilët bashkërisht kanë pastruar borën, me ç’rast ata kanë falenderuar të rinjtë e BESËS për ndihmesën e tyre, gjë për të cilën sipas tyre po ndodh për herë të parë.
Nga Forumi Rinori i BESËS kanë bërë me dije se aksione të këtilla do të vijojnë edhe më tutje, derisa organet kompetente dhe komunale janë në “gjumë dimëror”.