3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ezani ngadhnjen në New York

Më të lexuarat

Hiqen kufizimet zanore për thirrjen islame në metropolin amerikan

Kryetari i Bashkisë së Nes York-ut, Eric Adams, tha se ezani i muslimanëve për lutje, mund të pwrcillet dhe nga altoparlantët gjatë namazit të xhumasë, si dhe nw ditwt e Ramazanit kur vjen ora e iftarit.

“Ne po heqim burokracinë dhe themi hapur se nëse jeni në ndonjë ritual apo vend kulti, nuk keni nevojë të kërkoni leje për të ftua pwr namazin e xhumasë më me zë të lartë”, tha Adams, transmeton Anadolia.

Në takimin, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave të ndryshme të xhamive dhe fondacioneve muslimane, Adams u tha pjesëmarrësve: “Ju jeni të lirë të praktikoni besimin tuaj në New York. Jam krenar, sot më në fund ia dalim.”

Ai tha se Islami, ashtu si Krishterimi, Judaizmi dhe fetë e tjera, është një element i rëndësishëm i kulturës së New York-ut dhe se xhamitë janë një ndihmë e madhe në luftën kundër krimit dhe migrantëve të parregullt.

Ai u shpreh se New York-u është pionier në shumë fusha për sa i përket lirive dhe të drejtave.

Adams theksoi se ata i trajtojnë të gjithë në mënyrë të barabartë, siç është ligji, dhe se nuk i ndryshojnë rregullat për të përfituar askënd dhe asnjë grup.

Në përputhje me vendimin e marrë nga qyteti i New York-ut, ezani do të thirret ditën e parë të së premtes pasardhëse, me kusht që të mbahet në një “nivel të arsyeshëm”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit