10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Express dhe RTK, rrena i ka kembet e shkurtera!”

Më të lexuarat

Televizioni shtetëror RTK po merr lajme prej expressit të Berat BUZHALËS!

Kjo bie që expressi të jet më i fort se transmetuesi shtetëror i Kosovës!
Demek agjenti privat Buzhala po del ma 007 se gazetarët hulumtues të shtetit. 
Berat dhe RTK, për t’a konstatuar një fakt, ju duhen argumente dhe prova.

Expressi nuk ka prova që Ariani është antiamerikan, por qështja është se expressi natë e ditë punon anti-vetëvendosje prandaj mundohet ta njollos vetëvendosjen bashk me Arianin dhe familjen Xhezairi njëkohësisht. 
Ka mjaft prova se kush është Ariani, por Expressi nuk i do këto prova. 

Sikur të ishin korrekt expressi dhe RTK artikujt për Arianin do t’i fillonin përafërsisht kështu;
“Politikës kosovare i shtohet edhe një inxhinier i softuerit i cili ka studiuar në Vienë. Një ish pjesëtar i FSK-së i cili më përformansën e tij ushtarake gjatë trajnimeve në SHBA me ushtrinë amerikane kishte marrë disa mirënjohje. Një anëtar nga një familje e pa korruptuar dhe e respektuar luftëtarësh e dëshmorësh…”
Pra RTK dhe Berat, se a është Ariani anti-amerikan apo pro-amerikan është diçka relative sepse këtë nuk mund t’a provoni e as ta dëshmoni me statuse të fejsbukut. Por, që është inxhinier i diplomuar dhe toger i FSK-së, e që rrjedh nga një familje e dëshmuar edhe në luftën e Kosovës, këtë mund t’a provoni dhe vërtetoni kur të doni. Por, juve natyrisht nuk po ju intereson t’a paraqisni Arianin si vlerë sepse vetëvendosjes do t’i shtohet vlera edhe më tepër, interesi juaj është t’a paraqisni si antivlerë që t’a dëmtoni vetëvendosjen fillimisht pastaj edhe Arianin dhe familjen e tij. 
Ndëgjo Berat dhe RTK! 

Ariani e as unë që po shkruaj, nuk jemi anti-amerikan, por jemi anti-korrupsion, jemi anti-hajni, anti-krim, dhe anti-express. 

Ne jemi pro-amerikan, pro zhvillim ekonomik dhe pro një jete më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Ariani është një milion herë më pro- amerikan se ti Berat dhe se ata hajnat milionerë që ia qiten faqen e zezë Kosovës para syve të amerikës dhe evropës. Ariani është për zhvillimin e Kosovës e jo për vjedhjen e saj. 
Ky është Ariani, nipi im, me të cilin jam shumë krenar. 

Nuk është perfekt, por është real.

Gjë që mund ta verifikoni edhe nga bluza e tij. 😊
Hajredin Xhezairi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit