-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Evropianët tregojnë interes të madh për anijet e prodhuara në Turqi

Më të lexuarat

Në kantieret e Yalovas ndërtohen anijet më të mëdha në botë me teknologji të lartë, anijet offshore, anije të rëndësishme të peshkimit, anije të veçanta që përdoren për kërkime të naftës në det dhe rimorkiatorë.

 

 

Turqia, me sukseset e arritura, ka arritur të pranohet në botë me industrinë e saj të ndërtimit të anijeve.

Veçanërisht evropianët preferojnë Turqinë për blerjen e anijeve, si për cilësinë ashtu edhe për çmimin konkurrues.

Veçanërisht nga Norvegjia vitet e fundit ka një kërkesë të madhe të kantiereve Yalova-Altinova.

Në disa kantiere porositë janë mbushur deri për vitin 2022.

Në rajonin Altinova, ku investimet e kantiereve vazhdojnë prej 10 vjetësh, deri më tani ka 37 kantiere.

Në këto kantiere prodhohen anije me cilësi të lartë për vende më të rëndësishme detare të botës si Norvegjia, Anglia, Islanda, Belgjika, Franca, Danimarka, Gjermania dhe Italia.

Në kantieret e Yalovas ndërtohen anijet më të mëdha në botë me teknologji të lartë, anijet offshore, anije të rëndësishme të peshkimit, anije të veçanta që përdoren për kërkime të naftës në det dhe rimorkiatorë.

Operatorët evropianë për blerjen e anijeve preferojnë Turqinë si nga aspekti i cilësinë ashtu edhe për çmimin konkurrues.

Këto anije sigurojnë një kontribut të madh nga aspekti i hyrjes së valutës së huaj në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit