-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Evropianët gjithnjë e më të brengosur për shkak të kriminalitetit në internet

Më të lexuarat

Komisioni ka publikuar rezultatet e hulumtimit, i cili ka përfshirë rreth 27.000 njerëz nga të gjitha vendet anëtare.

Qytetarët e Bashkimit Evropian janë të brengosur për shkak të kriminalitetit në rritje në Internet, por nuk marrin masa për ta parandaluar këtë, tregon Eurobarometri i ri, të cilin Komisioni e ka publikuar të hënën.

Komisioni ka publikuar rezultatet e hulumtimit me të cilin janë përfshirë rreth 27.000 njerëz nga të gjitha vendet anëtare.

Madje 89 për qind e qytetarëve shmang të japë informacione personale në Internet, ndërsa 74 për qind e tyre konsiderojnë që është rritur rreziku nga kriminaliteti në Internet gjatë viti të kaluar. Pavarësisht kësaj, madje 53 për qind e tyre nuk e kanë ndërruar fjalëkalimin (passwordin) gjatë vitit të kaluar.

Më shumë se gjysma, 53 për qind, blen produkte ose shërbime përmes internetit, 52 për qind e tyre i përdorin rrjetet sociale, 48 për qind internet banking, ndërsa 20 për qind e të anketuarve shesin mallra dhe shërbime përmes Internetit.

Gati një e treta të anketuarve, 29 për qind, nuk ndihen të sigurt për të përdorur Internetin për kryerjen e transaksioneve bankare ose për blerje, ndërsa 59 për qind konsiderojnë që nuk kanë shumë njohuri lidhur me kriminalitetin në Internet.

Sa më shumë që njerëzit janë të informuar për rreziqet nga kriminaliteti në Internet, aq më të sigurt ndihen. Shumica e atyre që ndihen të sigurt gjatë transaksioneve bankare ose blerjes në internet, konsiderohen të informuar mirë për rreziqet e mundshme.

Komisioni në mars të këtij viti ka propozuar të krijohet Qendra evropiane për kriminalitet kibernetik, e cila kryesisht do të merret me aktivitetet ilegale të grupeve të organizuara kriminale, të cilat në veçanti synojnë internet bankingun dhe aktivitete e tjera financiare online.

Qendra është themeluar në selinë e agjencisë policore të BE-së Europol në Hagë, ndërsa duhet të fillojë veprimtarinë në janar të vitit të ardhshëm./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit