2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Evropa armiqësinë ndaj Turqisë e ka transformuar në argument të politikës së brendshme”

Më të lexuarat

Doç. Dr. Vahap Coşkun: “Evropa krizat politike ku ajo është përfshirë i zhvillon nëpërmjet armiqësisë kundër Turqisë”

STAMBOLL (AA) – GÜLSÜM İNCEKAYA

Lektori i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Dicle, Doç. Dr. Vahap Coşkun, është shprehur se “Evropa armiqësinë kundër refugjatëve, muslimanëve e tregon ndaj Turqisë dhe presidentit Erdoğan”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetaren e AA-së, Coşkun tha se Evropa krizat politike ku ajo është përfshirë i zhvillon nëpërmjet armiqësisë kundër Turqisë.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se kundërshtimet ndaj Turqisë kohët e fundit janë në rritje në të gjithë Evropën, Coşkun, ka vlerësuar se “Evropa armiqësinë kundër refugjatëve, muslimanëve e tregon ndaj Turqisë dhe presidentin Erdoğan.”

Evropa gjithashtu ka vendosur në objektiv Turqinë për shkak se partitë e qendrës së djathtë dhe të majtë në Evropë nuk kanë zhvilluar një retorikë kundër partive të djathta ekstreme, është shprehur ndër të tjera Coşkun.

“Ngjarjet e ndodhura në Gjermani, në Holandë dhe Zvicër janë reflektimi i plotë i kësaj. Kundërshtimet ndaj Turqisë kthehet në një argument që përdorin në politikën e brendshme dhe që të gjithë marrin pozicionin mbi këtë. Sigurisht teksa kryejnë këtë bien në një situatë tejet kontradiktore në aspektin edhe të vlerave demokratike edhe të vlerave evropiane”, ka theksuar Coşkun, duke shprehur idenë e tij se Evropa armiqësinë kundër Turqisë e ka transformuar në një argument në politikën e brendshme.

Duke folur për këtë qëndrim hezitues që e cilëson si një opozitë për “jo”, Coşkun ka rikujtuar se janë në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ndalesat e vendosura për deputetët turq, teksa në Evropë lejohen takimet, marshimet dhe konferencat që zhvillohen kundër referendumit.

Ai ka shtuar se Evropa ka mbajtur një qëndrim për një rezultati “jo”, duke mos dashur që në referendum të dalë rezultati “po”, qëndrim të cilin e tregon shumë qartë.

“Është një tregues konkret teksa nuk nxjerr asnjë pengesë për fushatat që kryhen në lidhje me ‘jo’ dhe ndalon të gjitha takimet që kryhen për fushatën ‘po’. Kur i parashtrohet pyetja ‘përse nuk mund të kryhen këto takime?’ përgjigjen se ‘Nuk dëshirojmë të transferojmë problemet tuaja në Evropë’. Por në anën tjetër vëren se grupet terroriste si FETO, PKK që mbrojnë idetë anti-referendum mund të kryejnë me lehtësi takimet. Madje ne vërejmë edhe se kjo nxitet. Kjo është një tregues i qartë se Evropa po kryen fushatë për ‘jo'”, u shpreh Coşkun.

“HDP-ja dhe PKK-ja frikësojnë kurdët me “po”

Ai thekson më tej se nuk është surprizë që HDP-ja dhe PKK-ja zhvillojnë fushatë për “jo” për referendumin dhe se kjo është vazhdimi i fushatës që nga viti 2015 ku shpreheshin se “nuk do të bëjmë president.”

Coşkun shprehet më tej se “Kjo fushatë është një fushatë e zhvilluar edhe nga HDP-ja edhe nga PKK-ja. Këtu ka një politikë absolute e opozitare edhe kundër presidentit Erdoğan edhe pushtetit të AK Partisë. Si një reflektim i politikës që vazhdon nuk e vërej si një surprizë zhvillimin e fushatë ‘jo’ për këtë referendum.”

Ndër të tjera duke theksuar se shprehjet se “do të eliminohen PKK dhe kurdët nëse del rezultati ‘po’ në referendum” janë shprehje plotësisht për të frikësuar kurdët, Coşkun, tha se “këto fraza janë shprehje edhe për të treguar se sa i qartë është vullneti i tyre në këtë çështje”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit