“Deri nesër synojmë që të përfundojnë të gjitha evakuimet”, është shprehur Çavuşoğlu
ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar sot se 37.500 civilë janë evakuuar nga lindja e Halepit dhe se evakuimet synohet të përfundojnë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë deklaratë Çavuşoğlu e ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Ai ka nënvizuar se nga evakuimet të cilat kanë nisur më 15 dhjetor deri më tani janë nxjerrë nga lindja e Halepit 37.500 civilë.
“Deri nesër synojmë që të përfundojnë të gjitha evakuimet”, është shprehur Çavuşoğlu.
Nga ana tjetër ditën e djeshme nisën evakuimet edhe nga rajonet Fua dhe Kefreja të cilat janë nën kontrollin e Hizbullahut.
Sipas marrëveshjes evakuimet nga lindja e Halepit do të kryen në të njëjtën kohë me ato nga rajoni Fua dhe Kefreja. Marrëveshja mes palëve është garantuar nga Turqia dhe Rusia.