-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Europa, 600 milionë euro për shtetin varfanjak të saj

Më të lexuarat

Ish-republikë sovjetike, po mban një peshë të luftës në Ukrainë

Në konferencën e donatorëve në Bukuresht, Moldavisë iu premtua ndihmë prej 600 milionë euro, një nga vendet më të varfra evropiane që po vuan nga pasojat e luftës në Ukrainën fqinje, raporton AFP.

Konferenca e organizuar në koordinim mes Gjermanisë dhe Francës arriti të mbledhë 600 milionë euro për Moldavinë, e cila nuk duhet dhe nuk do të jetë e vetme në përpjekjet e saj për të arritur reformat që i nevojiten, u tha në takim.

Takimi pasoi të parin e mbajtur në prill të këtij viti, kur më shumë se 30 vende dhe grupe ndërkombëtare mblodhën 659.5 milionë euro si mbështetje direkte financiare për këtë ish-republikë sovjetike.

Një tjetër konferencë donatorësh do të mbahet në Francë deri në fund të vitit për të ofruar mbështetje shtesë për Moldavinë, e cila ndodhet midis Ukrainës dhe Rumanisë dhe varet kryesisht nga furnizimet me energji nga Rusia.

Disa qindra mijëra refugjatë ukrainas kanë kaluar nëpër Moldavi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, sipas agjencive. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit