4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Euroja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane

Më të lexuarat

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u pasuan me dobësimin e euros kundrejt dollarit amerikan.

Mëngjesin e së hënës, një euro ishte më pak se 1.08 dollar, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar ishte afër 1.09 dollar.

Analistët thonë se lëvizjet nuk duken të mëdha, por se pasqyrojnë mënyrën se si ndihen njerëzit në tregjet ekonomike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në BE treguan rritje të mbështetjes për partitë e krahut të djathtë – gjë që edhe pritej – por elementi surprizë është se [presidenti i Francës, Emmanuel] Macron reagoi duke thirrur zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë e bën tregun më nervoz”, tha për agjencinë Reuters Lee Hardman, analist i monedhës në kompaninë e shërbimeve financiare, MUFG.

Lëvizje të ngjashme u panë edhe në bursa, pasi aksionet e mëdha në të gjitha tregjet kryesore evropiane shënuan rënie.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor.

Partitë e ekstremit të djathtë shënuan rritje në disa shtete të Evropës, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme, pasi partia e tij pësoi humbje të madhe kundrejt partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit