-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Eurodeputetët kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Më të lexuarat

Izolimi inkurajon aktivitetet kriminale

Përfaqësuesit e Parlamentit Europian kanë votuar një raport mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor ku po ashtu i kërkohet Këshillit të BE-së që të miratojë sa më parë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në raport theksohet se izolimi inkurajon aktivitetet kriminale

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet e origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ato shërbejnë si një korridor transit për migrantët dhe refugjatët, si dhe vende për pastrim parash dhe trafik armësh”, thuhet në raport.

Eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në BE janë procese reciproke përforcuese, duke i kërkuar BE-së të përshpejtojë procesin e integrimit.

Faktorët kryesorë të këtyre dukurive negative në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit, janë mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, dezinformimi, elementët e kapjes së shtetit, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina. /Tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit