3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

KËTË E MËSOVA NGA VITET QË MË KALUAN!

Më të lexuarat

Një njeri u pyet se çfarë mësove nga vitet që të kaluan?! – U përgjigj: 

Mësova se atë çfarë e vepron e sheh si pasqyre në familjen tënde!

Mësova se i dëmtuari patjetër e ka të fiton edhe nëse fitorja vonon.


Mësova se shigjetat e natës nuk gabojnë.

Mësova se jeta mundet të përfundon çdo moment dhe ne të jemi në shkujdesje.

Mësova të bëj mirë e të mos pres këmbim, kjo që të mos befasohem nga mohimi i asaj të mire. 

Mësova se fjala e mirë, dhe fytyra e buzëqeshur, dhe bujaria, janë kapitali i moralit.

Mësova se njeriu më i pasur në jetë është ai që e posedon shëndetin dhe sigurinë.

Mësova se jeta përfundon dhe se problemet nuk përfundojnë.

Mësova se ai që do që njerëzit ta dëgjojnë duhet që edhe ai ata t’i dëgjon.

Mësova se shumë gjëra që i mësuam në shkollë janë diçka dhe realiteti është diçka tjetër.

Mësova se shumica e njerëzve interesohen dhe të thërrasin atëherë kur kanë nevojë dhe kur përfundon interesi më nuk të njohin.

Mësova se udhëtimi me njerëzit është mikroskopi më preciz që t’i zbulon vetitë e njerëzve.

Mësova se ai që filozofon shumë (thotë unë dhe unë) nga brenda është i zbrazët

Mësova se ai vetitë i ka si ari do të mbetet si ari, kurse ai që vetit i ka si hekur do të ndryshon dhe do të ndryshket.

Mësova se gjithë ata që janë varrosur nëpër varreza ishin të nxënë me punë dhe në zemrat e tyre kishin shumë synime, por nuk mundën t’i realizojnë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit