0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Etapat e shkatërrimit të zullumqarëve(tiranëve, diktatorëve e despotëve) – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat


Disa njerëz të cilëve u është bërë zullum presin që denimi i Allahut ndaj zllumqarëve të jetë i menjëhershëm, aty për aty, fill pas zullumit që ua kanë bërë.
Mirëpo Kurani Fisnik na ka treguar se zullumqari i kalon katër etapa dhe në etapën e katër i vjen dënimi rrept dhe i dhembshëm. Nëse i kupton këto gjëra i shtypuri sigurisht se i rehatohet zemra e i qetësohet shpirti dhe e kupton se Syri i Allahut nuk flen dhe se Ai është Gjykatës i Drejtë, Hakmarrës dhe Zotërues i çdo gjëje.

Etapa e parë: i jep afat edhe nuk nxiton ta denon.
وَأُمْلِى لَهُمْ ۚ إِنَّ كَيْدِى مَتِينٌ ١٨٣
Mirpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Ime është e fortë. (El-Araf: 183).


Etapa e dytë: Përshkallëzimi.
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ ١٨٢
Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, dalëngadalë Ne do t’i shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar. (El-Araf: 182).


Etapa e tretë: Stolisja e veprave të tyre.
وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيْطَـٰنُ أَعْمَـٰلَهُمْ
Djalli ua zbukuroi atyre veprat e këqija. (El-Enfal: 48).


Etapa e katërt: Dënimi dhe ndëshkimi i tyre.
حَتَّىٰٓ إِذَا فَرِحُوا۟ بِمَآ أُوتُوٓا۟ أَخَذْنَـٰهُم بَغْتَةًۭ
“Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht…”. (El-Enam: 44).
Kurrë nuk duhet të harojmë faktin, të cilin e potencon Allahu i Madhërishëm në Kuranin Fisnik, për Veten e Tij:
وَمَا رَبُّكَ بِظَلَّـٰمٍۢ لِّلْعَبِيدِ ٤٦
“Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij”. (Fussilet: 46).


Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit