2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

ESSELAMU ALEJKUM” NGA KRYEMINISTRI I KANADASË, URON AGJËRIM TË LEHTË PËR MYSLIMANËT

Më të lexuarat

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, me përshëndetje islame “Esselamu Alejkum” fillon fjalimin e tij në të cilin u uron myslimanëve agjërim të lehtë.

Gjatë fjalimin të tij, Trudeau thotë se duke qenë një nga 5 shtyllat e Ismalit, Ramazani është një mundësi për myslimanët për të ripërtërirë besimin në Zot, por edhe për të riafirmuar përpukshtimin ndaj principeve të bamirësisë, përkushtimin dhe mëshirës.

Trudeau thotë se muaji i Ramazanit i rikujton myslimanët kanadez që të ndihmojnë më të varfrit, dhe kjo duhet që të rikujtojë të gjithë kanadezët për përfitimet që kanë nga shoqëria multikulturore.

“Ne jemi shumë me fat që jetojmë në një shtet ke njerëzit e të gjitha besimeve trajtohen me respekt dhe dinjitet. Këtë vit, ata që agjërojnë, do të përballen me një agjërim më të gjatë, shkaku i ditës së zgjatur verore. Edhe pse dita mund të jetë e gjatë, jam i bindur se anëtarët e komunitetit mysliman në Kanada do të gjejnë forcën dhe rehatinë në fenë e tyre dhe në familjen e tyre”, tha mes tjerash kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Në videon në vijim, mund të ndiqni fjalimin e tij të plotë në gjuhën angleze. /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit