Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj ende vazhdon të jetë në vëmendje me deklarat e tij kundër Turqisë.
Ai pati deklaruar se turqit e Kosovës nuk duhet të mburren me të kaluarën e osmanëve. Sipas tij okupimi ishte i njet si ai i serbisë kundër shqiptarëve.
Kjo pati ngjallur reagime ku edhe i kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Pavarësisht kësaj, Gjergj Dedajt po i dalin në përkrahje.
Disa përkrahës të tij ia kanë vënë flakën flamurit të Turqisë.
Në një video, e cila po qarkullon në internet, shihen disa persona teksa ofendojnë dhe shajnë shtetin mik të Kosovës.
Madje, të njëjtit nuk kanë lënë pa ofenduar edhe presidentin turk, Rexhep Erdoganin.
“Kalle turkin e m..tit, poshtë Turqia, përkrahje Gjergj Dedajt …Kalle Erdoganin, kalle flakë”, dëgjohen teksa thonë përkrahësit e Dedajt.
https://www.facebook.com/kohaislame11/videos/2195144023840516/