0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Eshtrat e Mbretit Zog sivjet kthehen në atdhe

Më të lexuarat

Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Qeveria ka ngritur një komision ndërministror, për kthimin në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog. Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, i cili gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Bruksel tha se, “po përgatitet seriozisht kthimi i eshtrave të Mbretit Zog gjatë këtij viti dhe për këtë qëllim është ngritur dhe një komision ndërministror, që kryesohet nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani”.

Ekrem Spahiu së bashku me pretendentin e fronit mbretëror, Princin Leka, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë, zhvilluan një takim në Bruksel. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë tubim, Princi Leka theksoi se, “shqiptarët duhet të kuptojnë se kur gjenden larg atdheut, nuk ka më interesa politike apo partiake, porse duhet të qëndrojnë të bashkuar”. Kryetari i PLL-së theksoi se, “në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë duhet të kujtojmë se një pjesë e historisë së shtetit shqiptar lidhet edhe me historinë e familjes mbretërore”. Ai më pas vuri në dukje progresin e madh të realizuar vitet e fundit nga qeveria shqiptare, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas tij, ka qenë dhe një mbështetës i fuqishëm i vlerësimit të familjes mbretërore. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit