Një bukë jo fort e zakontë por plot me vlera ushqyese. Me anë të recetës së mëposhtme, ushqimet e shoqërua me këtë bukë do t’ju shijojnë edhe më shumë. Ja për çfarë bëhet fjalë:
Përbërësit:
1/3 e filxhanit me gjalpë të shkrirë
1 filxhan me sheqer të bardhë
3 lugë lëng limoni
2 vezë
1 gotë e gjysmë me miell
1 lugë kafeje me sheqer pluhur
1 lugë kafeje me kripë
Gjysmë filxhani me qumësht
2 lugë lëkurë limoni e grirë
1 filxhan me boronica të freskëta ose të ngrira
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 175 gradë Celsius. Në një tas përzieni së bashku gjalpin, sheqerin, lëngun e limonit dhe vezët. Më pas shto miellin dhe kripën. Në fund do të shtoni boronicat.
Piqeni në furrë të nxehur për 60 deri në 70 minuta.
Si ta kuptoni kur është gati?
Me anë të një stikadenti, (kruajtëse dhëmbësh) mund ta kuptoni. Nguleni në mes të bukës, nëse del i pastër atëherë është pjekur plotësisht. Në fund, pasi ta keni nxjerrë nga furra mund ti shtoni sheqerin pluhur.
Ju mund ta konsumoni këtë bukë edhe me çaj ose kafe.