-1.4 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Ëshëk: Embargoja e Austrisë stimulon zhvillimin e industrisë turke të mbrojtjes

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se vendimi i Parlamentit të Austrisë për zbatimin e embargos së armëve ndaj Turqisë do ta motivojë atë për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes kombëtare.

 

“Ky vendim që ne e dënojmë në praktikë nuk e ndikon Turqinë” tha ministri Ëshëk duke treguar si shembull ASELSAN-in (Industria Elektronike Ushtarake).

“Pas zbatimit të bërë ndaj Turqisë në Operacionin e Paqes në vitin 1974 që ishte më i fuqishëm se sa ky vendim i marrë nga Austria, lindi ASELSAN-i. Unë jam i sigurt që zbatime të tilla do të sigurojnë një motivim më serioz për ne me qëllim që ne të zhvillojë armë kombëtare dhe vendore në industrinë e mbrojtjes së Turqisë. Ne dënojmë prerazi këtë vendim të Austrisë” tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë Fikri Ëshëk.

Ai tha se nga shitja e armëve Austrisë, Turqia në praktikë nuk do të ndikohet.

Ndërkaq ministri Ëshëk u shpreh edhe në lidhje me punësimin në Forcat e Armatosura Turke.

Në lidhje me kuadron e hapur për 19 mijë ushtarë specialistë dhe ushtarë me kontratë janë bërë më shumë se 134 mijë aplikime, kurse për kuadron prej 11 mijë vetash për oficer, nënoficer dhe nxënës ushtarak janë bërë 152 mijë aplikime, tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë Fikri Ëshëk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit