4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Escobar: Lajçak ka mbështetjen e plotë, nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik të ndryshojë taktikat e tij

Më të lexuarat

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka folur për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, gjersa ka theksuar se i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçaku gëzon besimin e plotë të SHBA-së dhe BE-së.

Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës i pyetur për kritikat e shprehura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për ndërmjetësin Lajçak tha se është diçka me të cilën duhet të përballen dhe nuk mendon se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun.

Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij.

Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme…”, tha ai.

Escobar ka thënë më tej se është i shqetësuar se po shohin të marrë trajtë një Ballkan i dy shpejtësive.

“Kemi në njërën anë anëtarët e NATO-s që janë shumë të përkushtuar ndaj orientimit të tyre në NATO dhe atij evropian, dhe pastaj kemi tre të tjerët që po vështirësohen. Prandaj në takimet e mia, unë kam thënë në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugëtimin euroatlantik për të gjithë ata. Dhe do të donim që të zgjidhnin dallimet e brendshme dhe rajonale që po i pengojnë të përparojnë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit