0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ernest Luma provokon muslimanët, i quan ekstremistë dhe teroristë!

Më të lexuarat

Opinionisti Ernest Luma nuk gjen kohë të komenton kërcnimet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe vazhdon të miret me Islamin dhe Myslimanët, shikoni shkrimin e tij të fundit përplot me provokacione ndaj besimtarëve Mysliman:

“Kërcënimet në Facebook, në inbox, që më erdhën sonte, pas debatit në Klan Kosova me temë terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë, po i lë aty ku janë njëherë, bashkë me shumë të tjera të kësaj natyre, që më paskan ardhë, e i paskam harru’ krejt, gjatë këtyre viteve të fundit”, ka shkruar Luma.

“Po t’ia fusë gjumë, nëse mundem, sepse të xiglojnë të qeshura tipat që kanë ofendu’ e kërcënu’, me gjuhë skajshmërisht ekstreme, që, përkthyer në vepër apo akte, i bjen krejt terrorizëm, e këndej thonë “pse po na quan ekstremistë?”, ka vazhduar ai më tej.

“O njerëz, mbajeni në mend dhe mësohuni, njëherë e përgjithmonë, se nuk është terrorizëm veç me u mbështjellë me barut e me shpërthy’ në një aeroport apo në një qendër tregtare. Terrorizëm është edhe me nxjerrë (me nxitë) terror nga goja. Bile, dersi apo terrori verbal është nëna e terrorizmit, kurse shpërthimi kamikaz nëpër sheshe plot me njerëz, është veç produkti final i dersit apo terrorit gojor, që e nxjerrni përditë”.

‘Në fund, duhet rikujtuar se luftërat, masakrat e krimet më të mëdha që i njeh njerëzimi, kanë rrjedhë prej dogmave religjioze, që kanë pastru tru njerëzish e popujsh, e i kanë shty’ në theqafje historike. Asnjë dallim tjetër, më shumë sesa ngarkesat e divergjencat fetare, nuk është shndërru’ në tragjedi për njerëzimin”.

“Zoti lufton vetë për vete. Askush prej nesh s’mundet me u vetëmandatu’ me luftu’ për Të, dhe me e përgjakë njerëzimin, kinse në emër të Tij.
Andaj, Zotit t’i besojmë, e jo të derdhim gjak e urrejtje në emër të tij!
Natën e mirë dhe Zoti ju udhëzoftë e ju bekoftë!”, ka shkruar Luma.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit