1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ermira Mehmeti tërhiqet nga BDI-ja

Më të lexuarat

Zeqirija Ibrahimi

Është fatkeqësi që një deputetet grua si Ermira Mehmeti, që kaq shumë i kontribuoi një partie politike shqiptare, të tërhiqet duke pranuar humbjen dhe duke pranuar se e kanë detyruar të bëjë veprim kundër vullnetit të saj. Ajo është viktima dhe metafora e femrës së nëpërkëmbur shqiptare në BDI. Sepse, ajo që u lexua ndërmjet rreshtave, ishte se ajo ka qenë e zhvatur dhe e kërcënuar nga ndonjë “i fortë” i partisë që ashtu të veprojë dhe, si duket, marrëveshja ka qenë që edhe këtë veprim antishqiptar ta bëjë dhe pastaj të jetë e lirë… 

Këtë mund ta bëjë vetëm një parti e cila suksesin e saj e mat me muskuj dhe me fuqinë e zhvatjes. Aty ku njerëzit vriten dhe mburren për shkak të dashnoreve, pra me tradhti familjare, është e qartë se nuk ka vend për gra që janë zonja dhe intelektuale. Ajo parti ku kryetari e luan rolin e pleqnarit që t’i pajtojë funksionarët e saj maniakë seksualë, që zihen deri në vrasje për shkak të lavireve, sigurisht që nuk ka vend për gra intelektuale shqiptare që duan të kontribuojnë në jetën publike.
Dhe, e keqja e vetme nuk është që sot ata e kanë dëbuar dhe poshtëruar Ermira Mehmetin, por sepse ata – përmes saj – u kanë dërguar mesazh të gjitha femrave shqiptare se te ata nuk ka vend për gra të moralshme dhe të dijshme. Kjo, në planin historik, është më e rëndësishme se dështimi i Emira Mehmetit. Pas kësaj secili prind do të mendojë seriozisht a bën të jetë vajza e tij në politikë, secili vëlla do të hezitojë ta lë motrën e tij në politikë dhe secili bashkëshort do të druajë ta shohë gruan e tij në politikë. Kjo është një vrasje me përmasa historike që i bëhet femrës shqiptare.
E, nëse në fund më lejohet të jem subjektiv, do të thosha se, nëse nesër do të jem pjesë e lidershipit të Lëvizjes BESA, më parë do të kisha dalë unë prej partie sesa të lejoja që cilado grua që është e angazhuar në BESA të dalë në këtë mënyrë nga BESA jonë. Me Kanunin e BESËS për këso gjëra luan diçka tjetër, por kur flasim për politikë, në Lëvizjen BESA do të jem gardiani i gruas shqiptare. Dua të garantoj këtu dhe të më mbajnë për fjale – nëse dikush shkel mbi gratë e angazhuara në BESA, ka shkelur mbi mua dhe do të më ketë gjithnjë përballë. Deri në frymën e fundit!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit