Teologu, Ermir Gjinishi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, nuk ka formimin e nevojshëm për të mbatur këtë detyrë. Sipas Gjinishit, ai nuk është klerik dhe nuk ka studiuar teologji. Gjinishi tha gjithashtu se Lulzim Basha ka qenë ai që ka ndikuar për të futur gylenistët në Komunitetin Mysliman kur ishte ministër i brendshëm.
Di këtë gjë që, kur ishin në krushqi politike, ERdogan – Gylen, KMSH u mor me ndihmën e shtetit shqiptar nga Gyleni. Kam akuzuar edhe ish ministrin e rendit Basha, si nderhyrje direkte dhe mbështetës që i futi në atë formë. Kjo nuk tregon që Basha është Gylenist, por këta joshen, korruptohet shpesh. Zoti Brucaj nuk mund të jetë lideri i KMSH, sepse nuk është klerik, nuk ka studiuar teologji.”