0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Eric Cantona ofron shtëpinë dhe ushqim për refugjatët

Më të lexuarat

Ish ylli i Mançester United, Eric Cantona në radio programin e ditës së martë, ngjalli kujtimet e gjyshit dhe gjyshes së tij të cilët kanë ikur nga lufta dhe refugjatëve u ofroi shtëpinë dhe ushqim së pakti për dy vjet.
“Këtë e organizoj me qeveritarët e Marsejit”, potencoi Cantona për radion franceze Inter, duke sqaruar se ka për qëllim ta ofroi shtëpinë, bahçen dhe ushqim për një periudhë dyvjeçare.

“Nëse pranoni dikë i cili nuk ka të drejtë pune, ata kanë nevojë edhe për ushqim”, potencoi ish kapiteni francez.
Caktona sqaroi se historia e familjes së tij e inspiroi në këtë vendim. “Prindërit e nënës sime si republikan spanjoll kanë ikur përmes Pirinejëve gjatë luftës civile spanjolle”, theksoi ai.

Më herët gjatë këtij muaji, ashpër dënoi qeveritë e shteteve perëndimore për shkak të krijimit të krizës globale të emigrantëve. “Ne i bëjmë luftërat nga shkaqe ekonomike dhe mandej kur njerëzit ikin nga shtetet e tyre për shkak të kaosit që ne ua kemi krijuar, nuk jemi në gjendje t’i pranojmë.”

Eric Cantona me herët ka komentuar edhe sulmin mbi Charlie Hebdo, ndërsa komentet e tij tërhoqën vëmendjen e medieve. “Ajo që dua sot ta them, është fakti se ngjarja në Paris nuk duhet të shfrytëzohet kundër islamit. Fanatizmi ekziston gjithkund, mirëpo atë e përfaqësojnë një numër i vogël njerëzish. Të tjerët thjeshtë janë katolik, budistë, muslimanë…”, theksoi Cantona në intervistën dhënë Euronews, duke promovuar filmin dokumentar: “Futbolli dhe emigracioni – historia e përbashkët njëqind vjeçare.”.

Cantona i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 1997, theksoi se nuk duhet fajësuar gjithë botën muslimane për ngjarjet e fundit tragjike që ndodhën në Paris dhe se është i bindur se muslimanët nga mbarë bota gjykojnë sulmin terrorist.

Legjenda e futbollit gjithashtu shtoi se njerëzit bien në dëshpërim për shkak të krizës ekonomike dhe kushteve të rënda jetësore që nganjëherë sjell deri në ekstremizëm.

Përshtati: Lutfi Muaremi

#Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit