4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erë lufte: Avionët luftarakë të Turqisë mbi qiellin e Greqisë, afër helikopterit ku ishte Tsipras

Më të lexuarat

Janë rritur sërish tensionet me Greqisë dhe Turqisë shkaku i shkeljes së hapësirës ajrore të Greqisë nga Turqia. Për këtë, ministri i jashtëm grek, Yorgos Katrugalos i ka dërguar një notë proteste ambasadorit turk në Greqi, Mevlut Cavosoglu.
Kësaj here, incidenti konkret ka ndodhur më 25 mars, në kohën kur kryeministri grek ndodhej në një helikopter në hapësirën ajrore të Detit Egje, duke shënuar përvjetorin e një beteje kundër Perandorisë Osmane në vitin 1821, shkruan Kathimerini grek.

Incidenti ka ndodhur vetëm pak ditë pasiqë ministri i jashtëm grek Yorgos Katrugalos dhe homologu i tij turk, Mevlut Ilmaz do të takoheshin për të diskutuar lidhur me masat e një marrëveshje të arritur në vitin 1988 nga dy kryeministrat e asaj kohe, atij grek Karlos Papoulias dhe kryeministrit turk të asaj kohe, Mesut Ilmaz.

Gjatë 25 marsit, e cila është dita e pavarësisë së Greqisë, sipas mediave greke, aeroplanët e Turqisë kanë shkelur 47 herë hapësirën ajrore greke mbi Detin Egje. Athina zyrtare thotë se aktivitete të tilla, shkelin marrëveshjen e vitit 1988, e cila thotë se ‘vendet duhet të shmangin çfarëdo lloj ushtrimet ushtarake në hapësirat e njëra-tjetrës si dhe duhet ta respektojnë marrëveshjen sidomos në festat fetare dhe kombëtare”.

Zyrtarët grekë, e interpretojnë këtë veprim, edhe si një ‘demonstrim të qëllimshëm të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan”, duke thënë se ‘ai po rrit qëllimet agresive në prag të zgjedhjeve në Turqi”.

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Tzipras ishte në helikopter kur dy avionë luftarakë të Turqisë F-4 kanë kaluar nëpër atë hapësirë, duke ‘shkelur hapësirën ajrore greke”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit