0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Erdogani trondit grekët: Selaniku është zonë turke

Më të lexuarat

Kokëçarje të re për politikën e Jashtme greke sjell deklarata e fundit e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Në një fjalim për çështjen e Mosulit, Erdogan ka hedhur idenë e një referendumi popullor për zonat gjeografike, ku sipas tij jetojnë banorë turq, të cilat u janë dhënë shteteve të tjera pas traktateve të viteve 1918-1920. Midis tyre përmend Trakën Perëndimore në Greqi, Qipron, ishujt e Egjeut, e madje edhe vet Selanikun.

“Turqia nuk është vetëm kjo e 79 milionë banorëve, por ka përgjegjësi edhe për qindra mijëra vëllezërit tanë në zonat gjeografike, me të cilat na mbajnë të lidhura hallkat politike dhe kulturore. Është detyrë e saj të interesohet për Sirinë, Irakun, Libinë, Krimenë, Karabakun, Bosnjen dhe zonat e tjera”, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se vendimet atyre viteve për zonat e Perandorisë Osmane ku kishte shumicë arabe duhej të ishin marrë në bazë të vullnetit të popullit.

Për rastin e Trakës Perëndimore, Erdogan ka theksuar se kriter është prirja në drejtimin e fesë dhe gjinisë, dhe se statusi ligjor i kësaj zone duhet të përcaktohet si rezultat i një referendumi të lirë popullor.

Deklaratat e presidentit turk janë transmetuar menjëherë në të gjitha mediat në Greqi, ndërsa edhe Ministria e Jashtme greke ka reaguar me një deklaratë për shtyp, ku theksohet:

Traka është greke, demokratike dhe europiane. Çfarëdolloj mendimi tjetër është i palogjikshëm dhe i rrezikshëm, pasi nxitja publike e çështjeve historike dhe sidomos atyre kufitare, që Traktati i Lozanës ka rregulluar në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme, duke formuar elementë të detyrueshëm për të gjithë, është sfiduese dhe minon stabilitetin rajonal./Top Channel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit