1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Erdogani – Izraelit: Përse keni frikë nga thirrja e ezanit?

Më të lexuarat

Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e çeljes së Forumit të Fondacioneve Ndërkombëtare të Jerusalemit të zhvilluar në Qendrën e Kongresit Haliç në Stamboll.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Jerusalemi, kibla (në drejtim të Qabesë) e parë e myslimanëve, qyteti i profetëve, është një vend i shenjtë për të gjithë myslimanët dhe është nderi i tyre.

Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e çeljes së Forumit të Fondacioneve Ndërkombëtare të Jerusalemit të zhvilluar në Qendrën e Kongresit Haliç në Stamboll.

“Me përgjegjësinë që ne kemi si nga besimi ashtu edhe nga trashëgimia që na ka mbetur ne i japim një rëndësi të madhe Jerusalemit, kauzës së Jerusalemit dhe përpjekjes së vëllezërve palestinezë për hakun dhe të drejtën. Ne mundohemi që Jerusalemi të jetë përsëri qyteti i paqes, qetësisë dhe sigurisë” u shpreh presidenti turk.

Ai bëri të ditur gjithashtu se pa gjetur një zgjidhje të drejtë për çështjen e Palestinës është e pamundur që në rajon të sigurohet paqja dhe stabiliteti dhe shtoi: “Për këtë si fillim duhet të tregohet respekt ndaj ligjit dhe vendimeve ndërkombëtare që janë marrë”.

Erdoan theksoi rëndësinë e Jerusalemit për myslimanët dhe i bëri thirrje atyre që të vizitojnë shpeshherë këtë qytet dhe Mesxhidi Aksanë.

Ai rikujtoi gjithashtu se në kuvendin e Izraelit qëndron ende një projektligj që ka si qëllim ndalimin e thirrjes së ezanit në mëngjes në xhami.

Loading…
“Ardhja në rend të ditës e një temë të tillë është e turpshme. Ata që na dërdëllisin çdo rast për lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes duke qëndruar të heshtur ndaj kësaj çështjeje është e turpshme pasi duket se miratojnë këtë hap të hedhur. Do Zoti nuk do të lejojmë që të heshtin zërin e ezanit në qiellin e Jerusalemit” tha Presidenti Erdoan.

“Nëse jeni të sigurt tek besimi juaj atëherë pse i trembeni lirisë së fesë? Ne nuk kemi një hall të tillë, ne kemi besim tek besimi ynë. Për këtë arsye nuk kemi frikë nga liria e fesë. Këtë ia rikujtoj edhe udhëheqësve të Izraelit; Nëse keni besim tek feja jua përse keni frikë nga thirrjet tona të ezanit” u shpreh Erdoan.

Ai theksoi se çdo krim që mbetet pa ndëshkuar e bën kriminelin më të egër dhe kjo është arsyeja përse janë shtuar krimet e kryera nga Izraeli në Palestinë. Për sa kohë që krimet, masakrat dhe mizoria e kryer nuk jep llogari përpara ligjit ndërkombëtar, kërkimi për paqe dhe stabilitet në rajon është i nënshtruar të dështojë.

Presidenti turk u shpreh gjithashtu se Izraeli, me kurajën e marrë nga fuqitë e ndryshme vazhdon me insistim injorimin e drejtësisë.

Ai tha se rruga e vetme e zgjidhjes është brenda kufijve të 1967-s me kryeqytet Jerusalemin Lindor dhe krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Palestinës.

Ndërkaq në lidhje me diskutimet për transferimin e Ambasadës Amerikane së Izraelit në Jerusalem, Erdoan tha se kjo është shumë e gabuar dhe e rrezikshme.

Ai tha se dokumentin politik të shpallur nga Hamasi e shohin si një hap të rëndësishëm të hedhur si për çështjen e Palestinës ashtu edhe për procesin e konsensusit ndërmjet Hamasit dhe Al Fatah.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit