2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Erdogan: Zgjatet marrëveshja për drithërat mes ukrainasve dhe rusëve

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pohuar se është zgjatur marrëveshja që lejon eksportimin e grurit me anije përmes Detit të Zi.

I pari i shtetit turk nuk tregoi se për sa kohë ishte zgjatur, raporton theguardian.

“Marrëveshja për korridorin e grurit do të skadonte sot. Si rezultat i bisedimeve tona me të dyja palët, ne kemi siguruar një zgjatje të kësaj marrëveshjeje”, tha Erdogan në një fjalim në qytetin perëndimor të Çanakales.

Kohëzgjatja e propozuar ka ndryshuar – Rusia bëri thirrje që ajo të ishte 60 ditë dhe Ukrainës që dëshironte që ajo të rinovohej për dy herë më shumë. Marrëveshja aktuale do të skadonte të shtunën.

U ra dakord në muajin korrik të vitit 2022, teksa miliarda ton drithë po grumbulloheshin në Ukrainë, dikur e njohur si “shporta e bukës së Evropës”, sepse nuk mund të eksportohej për shkak të rreziqeve që paraqiste transportomi me trena dhe një bllokadë ruse të Detit të Zi.

Përfundimisht u arrit një marrëveshje, e cila është zgjatur që atëherë, megjithëse Rusia pezulloi shkurtimisht pjesëmarrjen e saj në muajin tetor. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit