1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdogan: Zbuluam një fushë të re gazi në Detin e Zi

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan së fundmi ka folur në lidhje me zbulimin e disa depozitave të reja të gazit natyror në Detin e Zi, duke folur në ceremoninë e inaugurimit të portit dhe qendrës së shpërndarjes në qytetin e Zonguldak.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Erdogan ka theksuar se ato kanë zbuluar 135 miliardë metër kub gaz në Detin e Zi.

Ndërkohë në gusht të vitit të kaluar u bë me dije se platforma e shpimit lundrues turk Fatih gjeti një depozitë prej 320 miliardë metra kub gaz natyror në zonën e detit “Danub-1”.null

Sipas Ankarasë, porti i ri me emrin “Filios” është një projekt i madh logjistik, një qendër e re rajonale e tregtisë detare dhe një bazë e madhe gazi.

Gjithashtu presidenti turk argumentoi se vendi i tij nuk është i kufizuar në kufijtë e tij.

“Turqia është një vend i madh, fuqia dhe përgjegjësitë e të cilit nuk do të kufizohen brenda kufijve të saj. Do të ndërtojmë ura nga e kaluara në të ardhmen dhe do të vazhdojmë të ecim drejt së ardhmes,” tha ai.e.su./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit