27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Erdogan: Xhamia Al Aksa është dritë e syrit e myslimanëve

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje Izraelit ti përmbahet ligjit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Xhamia Al Aksa është dritë e syrit e myslimanëve, ndërsa i bëri thirrje Izraelit ti përmbahet ligjit.

Gjatë kthimit nga vizitat në tre vendet e Gjirit, Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim këtyre kontakteve.

“Kemi biseduar së bashku mbi ato se çfarë mund të bëjmë dhe si mund të kontribuojmë në zgjidhjen e çështjes së Katarit. Besoj se vizita dhe kontaktet e fundit paraqesin hapë të rëndësishëm në drejtim të rindërtimit të stabilitetit dhe besimit reciprok”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk bëri të ditur se çështjen e bazës ushtarake turke në Katar e kanë biseduar vetëm në këtë vend, ndërsa vijoi duke thënë se “Qëndrimi pozitiv që mbajti Katari kohëve të fundit është për çdo lëvdatë”.

Presidenti Erdogan tha se kufizimet që udhëheqja izraelite ka vendosur ndaj Xhamisë Al Aksa janë të papranueshme dhe shtoi: “Këto hapa, të cilat shkelin shenjtërinë e Xhamisë Al Aksa, janë duke e përshkallëzuar edhe më shumë tensionimin. Barazimi i myslimanëve të ardhur për të kryer faljet e tyre me terroristët është errësim i arsyes”.

“Izraeli me hedhjen poshtë të ligjeve në këtë mënyrë nuk dëmton vetëm vetën e tij, por i shkakton dëme tërë rajonit. Xhamia Al Aksaja është dritë e syrit e të gjithë myslimanëve. Ne nuk mund të heshtim dhe të mos reagojmë ndaj nëpërkëmbjes së vendeve tona të shenjta”, deklaroi Erdogan.

Duke thënë se deklaratat e Netanjahut nuk kanë asnjë anë të pranueshme, Presidenti Erdogan tha: “Ky është një veprim në kundërshtim me të drejtën universale, konventën e të drejtave të njeriut, lirinë e besimit dhe të gjitha deklaratave dhe dokumenteve të ngjashme ndërkombëtare”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit