Vizitën e parë pas referendumit të djeshëm Presidenti Erdoan e bëri në varrin ku prehet Presidenti i 8-të i Turqisë, Turgut Ozal, me rastin e 24-vjetorit të vdekjes.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vizitoi varrin e presidentit të 8-të të Turqisë, Turgut Ozal.
Vizitën e parë pas referendumit të djeshëm Presidenti Erdoan e bëri në varrin, ku prehet ish-presidenti Turgut Ozal, me rastin e 24-vjetorit të vdekjes.
Gjatë vizitës në varrin e Ozalit, që ndodhet në Topkapi të Stambollit, Presidenti Erdoan shoqërohej nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) Ismail Kahraman, Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Berat Allbajrak (Berat Albayrak), zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın), Prefekti i Stambollit Vasip Shahin (Vasip Şahin) dhe Ahmet Ozal, djali i presidentit të 8-të të Turqisë, Turgut Ozal.
Më pas Presidenti Erdoan kaloi në varrin monumental të ish-kryeminisrit Adnan Menderes, i cili u dënua me vdekje në ishullin Yassiada pas puçit ushtarak të 27 majit, ku bëri lutje për të ndjerin.