Presidenti turk, Rexhep Tajjip Erdogan vazhdon të punojë për referendumin që do të mbahet në Turqi, por ai nuk ka lënë pas dore as familjen, përkatësisht nipërit e tij me të cilët kalon shumë kohë.
Ndonëse me një program shumë intensiv, Erdogan kalon mjaft kohë me familjen e tij.
Me nipërit e mbesat i pëlqen të shpenzoj kohë sa më shumë që mundet. Në fotografinë e fundit ai shihet me nipin e tij të vogël duke ia mësuar leximin e Kuranit, transmeton KosovaPost.
Më 16 prill në Turqi do të mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese të propozuara, me të cilat sistemi parlamentar do të zëvendësohet me presidencë ekzekutive, proces ky për të cilin Erdogan po punon intensivisht.