9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdogan: Turqit do ta krijojnë të ardhmen e Evropës

Më të lexuarat

E ardhmja e Evropës varet nga turqit të cilët jetojnë në vendet evropiane, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në tubimin në prag të referendumit për ndryshime kushtetuese, me të cilat ai do të fitonte autorizime më të mëdha.

“Pesë milionë vëllezër tanë nga Turqia populluan Evropën dhe ata do ta krijojnë të ardhmen e saj”, tha Erdogan në fjalimin para ithtarëve të tij. Erdogan theksoi se “makiazhi nga fytyra e Evropës është fshirë dhe ajo tani ka treguar se është antiislamike dhe se është jotolerante ndaj myslimanëve”.

Ai shtoi se “disa shtete evropiane”, të cilat refuzuan t’u lejojnë ministrave turq të mbajtnë tubime në territoret e veta në prag të referendumit, “i kanë hapur dyert për anëtarë të grupeve terroriste kundër të cilëve po lufton Turqia”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit