1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdoğan: Turqia synon ta rrisë tregtinë me Afrikën në 75 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Lidhjet e sinqerta” midis Turqisë dhe vendeve afrikane do të forcohen, theksoi presidenti Erdoğan në edicionin e tretë të Forumit Ekonomik dhe të Biznesit Turqi-Afrikë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij synon pothuajse të dyfishojë vëllimin e saj tregtar me Afrikën nga 25,3 miliardë dollarë vitin e kaluar në 50 miliardë dollarë, ndërsa më pas ta rrisë këtë edhe më tej në 75 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lidhjet e sinqerta” midis Turqisë dhe vendeve afrikane do të forcohen, theksoi presidenti Erdoğan në edicionin e tretë të Forumit Ekonomik dhe të Biznesit Turqi-Afrikë.

Forumi dy-ditor, i cili mbulon tema duke përfshirë partneritetin midis dy palëve, si dhe bashkëpunimin në bujqësi, masat kundër pandemisë dhe inovacionin, filloi dje Stamboll.

Erdoğan kujtoi se investimet e Turqisë në kontinent kanë kaluar deri tani 6 miliardë dollarë dhe se kontraktorët turq kanë marrë përsipër më shumë se 1.150 projekte, si ura dhe rrugë, me vlerë mbi 70 miliardë dollarë në Afrikë.

Duke kritikuar vendet e zhvilluara ekonomikisht dhe veçanërisht qëndrimin e Perëndimit ndaj Afrikës gjatë pandemisë së koronavirusit, Erdoğan tha: “Popujt afrikanë kanë mbetur të vetëm përballë krizës shëndetësore”.

“Rritja e barrierave doganore dhe masat proteksioniste kanë dëmtuar më shumë ekonomitë e brishta të vendeve afrikane”, theksoi ai.

Ndërkohë, presidenti Erdoğan tha se 44 nga të gjitha vendet që morën donacione turke në pajisje mjekësore ishin në vende afrikane.

“Ne nuk mendojmë se është e drejtë të kemi një qasje ndaj çështjes së vaksinës që bazohet thjesht në interesa financiare dhe fitim, ndërkohë që dhimbja që po përjetojmë është e qartë”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit