Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se vendi i tij hedh poshtë sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe nuk do t’i bindet atyre, njoftoi agjensia e lajmeve Anadolu, përcjell KohaIslame.
“Sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit janë të gabuara. Për ne, ato janë hapa që synojnë të çekuilibrojnë botën; ne nuk duam të jetojmë në një botë imperialiste “, u tha Erdogan gazetarëve në Ankara.
Presidenti turk theksoi se “sanksionet ndaj Iranit janë në kundërshtim me të drejtën dhe diplomacinë ndërkombëtare”.
Më parë gjatë ditës, Ministri i Jashtëm turk, Mevlud Çaushoglu tha se rivendosja e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara mbi Iranin janë të kota.
Sipas ministrit, sanksionet kundër Iranit nuk janë opsion i zgjuar.
Komentet e Turqisë vijnë një ditë pasi Uashingtoni ka ri-imponuar një paketë të re sanksionesh mbi Iranin që synon sektorin e naftës dhe të sektorit bankar të republikës.
Tetë vende, përfshirë Turqinë dhe Japonia janë përajshtuar nga sanksionet dhe lejohen të vazhdojnë blerjen e naftës iraniane./KohaIslame.com/